BSH optimiste për potencialin e rritjes

13/11/2017 4:12 PM 0 komente

Ndryshe nga FMN që ka ulur pritshmëritë për rritjen e vendit në 2018-2019, Banka e Shqipërisë është më optimiste. Gjatë prezantimit të deklaratës së politikës monetare të tremujorit të tretë, ekspertët e Bankës së Shqipërisë u shprehën se potenciali i rritjes ekonomike, një tregues që banka e rishikon çdo dy vjet është rishikuar për lart, nga 3.2% në 3.5%.

Si arsye kryesore, ekspertët e bankës renditën faktin se ka pasur rritje të kapitalit më shumë sesa priste Banka e Shqipërisë. Ata përmendën dhe efektin kaskadë të investimeve madhore. Në këto kushte ekonomia duhet të rritet më shpejt për të kapur potencialin si efekt i akumulimit te stokut te kapitalit. Për herë të parë pas disa kohësh, thanë ekspertët e BSH-së kemi rritje të kërkesës për kredi nga korporatat.

Projeksioni i një rritjeje më të lartë ekonomike është ndikuar nga rishikimi për lart i vlerësimit për ritmin potencial të rritjes, në përgjigje të përmirësimeve strukturore të ndodhura në ekonominë shqiptare, thekson BSH.
Zhvendosja për lart e rritjes potenciale i dedikohet kryesisht ecurisë rikuperuese të ritmeve rritëse të kapitalit, për shkak të dinamikës pozitive të investimeve.

Këto përmirësime strukturore duket se lidhen me rritjen e besimit në ekonomi, me zhvillime specifike në sektorë të caktuar të ekonomisë vendase dhe me performancë më pozitive në ambientin e huaj, thotë BSH në raportin e saj.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of