BSH “shtrëngon” bankat të raportojnë hollësisht kreditë e dhëna ndaj biznesit

20/09/2017 7:48 AM 0 komente

Bankat tregtare në vend do të aplikojnë dhe do të raportojnë normat e interesit për kreditë dhe depozitat, sipas një rregulloreje të re që ka hyrë në fuqi ditët e fundit.

Në këtë kuadër të shtrëngimit të kushteve të raportimit për interesat e produkteve bankare, Banka e Shqipërisë ka aplikuar rregulla më të forta për raportimin e kredive që bankat japin për bizneset.

Raportimi i çdo kredie të re (fluks i ri) dhënë korporatave jofinanciare, sipas Bankës së Shqipërisë, duhet të detajohet sipas madhësisë së tyre, respektivisht në tri kategoritë e mëposhtme:

Për kreditë në euro të biznesit:

  1. a) deri në 0,25 milionë euro
  2. b) mbi 0,25 deri 1 milion euro
  3. c) mbi 1 milion euro

 

Për kreditë në USD të biznesit:

  1. a) deri në 0,25 milionë USD
  2. b) mbi 0,25 deri 1 milionë USD
  3. c) mbi 1 milion USD

 

Për kreditë në lekë të biznesit:

  1. a) deri në 35 milionë lekë
  2. b) mbi 35 deri 140 milionë lekë dhe
  3. c) mbi 140 milionë lekë

Rregullorja e re kërkon që kreditë për korporatat jofinanciare, me normë interesi tëndryshueshme, me periudhë fillestare të fiksimit të normës së interesit deri në një vit dhe me afat fillestar maturimi mbi një vit do të raportohennga bankat veçmas në formularët “Normat e interesit mbi sasinë e re (fluksi iri)”.

Në formularët “Normat e interesit mbi sasinë e re (fluks i ri)” do të paraqiten të dalluara kreditë e kolateralizuara, në rastin kur vlera e kolateralit/ garancisë është e barabartë ose më e lartë se vlera e kredisë.

Në formularët “Normat e interesit mbi sasinë e re (fluksi i ri)” kreditë (me përjashtim të overdrafte-ve, kredive qarkulluese dhe borxhit të zgjeruar të kartave të kreditit), do të klasifikohen sipas periudhës fillestare të fiksimit të normës së interesit.

Rregullorja e re që Banka e Shqipërisë miratoi synon një transparencë më të madhe në procesin e vënies së interesave nga bankat. Gjithashtu bankat janë të detyruara të raportojnë të autoriteti mbikëqyrës detaje në të hollësishme për interesat e depozitave dhe kredive sipas kategorive të konsumatorëve dhe biznesit, të cilat nuk aplikoheshin deri më tani.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of