E PERDITESUAR/
Plani i tretë i shpëtimit për Greqinë është gati për të nisur, pasi ka kaluar edhe “provën” e Bundestagut. Parlamentiu gjerman, pasi atij finlandez i dhënë “OK” nisjes së bisedimeve për miratimin e paketës së ndihmës për Athinën, që me miratimin edhe të FMN_së pritte të shkojë në 86 miliardë euro. Me 439 vota pro nga 598 deputetë ( 631 numri total që ka asambleja gjermane) sikundër ka referuar edhe presidenti Norbert Lammert i është hapur rruga ndihmës për Greqinë. 119 deputetë votuan kundër, ndërsa 40 abstenuan
Nga ana tjetër edhe deputetët e parlamentit të Estonisë dhe Bullgarisë janë shprehur në favor të kësaj marrëveshjeje.
Më herët, kancelaria gjermane Angela Merkel pati deklaruar se besimi ishte thyer dhe se sfida e ditëve të fundit ka qenë për ta rindërtuar. Ndërkohë mbetet e hapur mundësia për të ndërhyrë edhe në borxhin publik të Greqisë që aktualisht është në nivelin e 177% të PBB-së, por me paketën e ndihmës mund të shkojë në mbi 200%.
“ Ka shumë dyshime nëse Greqia do të mund të rrijë mbi këmbët e saj, por do të ishte e papërgjegjshme nëse nuk do të mund të tentohej në këtë rrugë dhe të mos i kishim dhënë një mundësi tjetër Greqisë”, deklaroi kancelaria Angela Merkel në Bundestag, në ditën e diskutimit të paketës, por edhe të ditëlindjes së saj ( nga deputetët iu dhuron lule). “Ishte një marrëveshje e vështirë për të gjitha palët dhe ishte tentativa e fundit”, shtoi ajo para deputetëve gjermanë.
Ndërsa duket se ka fituar terren edhe ajo që disa komentatorë e kanë quajtur “Grexit-Brigade”, pra, trupa që ende mendon se është në dobi të të gjithëve dalja e Athinës nga Eurozona. Ministri gjerman i Financave Finanze, Ëolfgang Schaeuble, nga ana tjetër sugjeroi se “Grexit i përkohshëm” do të ishte një zgjedhje e favorshme, ndërsa nxitoi të siguronte kancelarin se do të jepte votën e tij në Parlament për planin e shpëtimit.
Ai ndër të tjerash foli edhe për një “ tentativë të fundit me Athinën, e cila duhet të reagojë”.
Nëe fjalën e saj, Merkel bëri edhe një përshkrim të situatës së vështirë që është krijuar në popullatë : “ Këto janë ditët më dramatike për Europën. Imagjinoni sikur pensionistët gjermanë të rrinë me radhë për orë të tëra për të marrë pensionin, përpara bankave të mbyllura”, tha ajo para Bundestagut.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.