Bullgari/ 81% e popullsisë, materialistë të pastër

17/06/2019 8:30 AM 0 komente

81% e bullgarëve janë plotësisht të përqendruar në rritjen e pasurisë së tyre materiale dhe kjo gjë po kthehet në diçka parësore për ta.

Nga ana tjetër, 56.9% e banorëve në këtë shtet nuk do ta thyenin ligjin për asgjë në botë, edhe nëse ata do të kishin përfitime të shumta nga kjo gjë.

Megjithatë, ekziston një 43.1%, të cilët nëse nuk do të ishte për frikën që kanë ndaj pasojave, ata do t’i thyenin ligjet në rastin e parë që do t’i jepej. Këto ishin rezultatet e anketës “Ekonomia hije si Praktikë Devijuese”, i zhvilluar nga një ekip nga Instituti për Studimin e Shoqërive dhe Akademia Bullgare e Shkencave (ISSK-BAS).

Bazuar në rezultatet e anketës, vetëm 32% e bullgarëve të anketuar besojnë se ligjet në vend janë të shkruara mirë dhe lehtësisht të zbatueshme në praktikë. Sipas autorëve të anketës, rezultatet janë tregues i qartë se shoqëria bullgare ka rritur kritikën ndaj deputetëve si ligjvënës dhe ndaj ligjeve si norma ligjore.

Rezultatet e studimit tregojnë se shumica e shoqërisë shprehet se ligjet do të respektohen nëse ato do të jenë të përshtatshme, do t’i shërbejnë interesit publik dhe do të jenë lehtësisht të zbatueshme në praktikë. Rreth 19.8% e të anketuarve pajtohen absolutisht me zbatimin e ligjeve dhe mbi 41% janë dakord deri në njëfarë pike për t’i zbatuar ato, dhe nëse ligji do të shndërrohet në pengesë për ta, ata do të gjejnë forma të tjera për të realizuar qëllimet e tyre. Ndërsa 53% e bullgarëve besojnë se, deri sa do të vazhdojë të ketë disa njerëz që do të jenë mbi ligjin, atëherë nuk do të ketë as shoqëri të barabartë.

Për më shumë se 65% të publikut, “ekonomia hije” është mënyra më e shpejtë për të fituar para. Studimi i kryer nga Instituti për Studimin e Shoqërive dhe Akademia Bullgare e Shkencave (ISSK-BAS), tregoi se punëdhënësit dhe madje edhe punëtorët, janë më të prirur të respektojnë ligjet, në krahasim me studentët dhe personat e papunë, të cilët priten më shumë për të mos zbatuar legjislacionin aktual.

Sipas anketës së mësipërme, në vitet e fundit mund të dallohen tetë lloje të sjelljes sociologjike në shoqërinë bullgare:

34% – e të anketuarve identifikohen si konformistë;

6% – e konsiderojnë veten novatorë;

4% – si persona që ndjekin rituale të caktuara;

10% – pasivë në kuptimin social;

6% – si rebelë;

16% – si persona që ekzagjerojnë gjithçka;

18% – si persona të qetë;

dhe 6% – veçanërisht gjaknxehtë.

Me përjashtim të atyre që u nënshtrohen rregullave të vendosura nga shoqëria, llojet e tjera të sjelljeve janë një devijim nga normat dhe perceptimet morale shoqërore dhe një tendencë për të shkelur ligjet.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of