Bullgari/ 88% e kompanive gjermane do të investojnë përsëri

21/12/2019 10:01 PM 0 komente

Bullgaria ofron kushte të shkëlqyera për zhvillimin e sektorit të biznesit. Nuk është aspak rastësi, që në sondazhe të ndryshme, 88% e kompanive gjermane përgjigjen pozitivisht në momentin kur i bëhet pyetja se nëse ato do të investonin përsëri në këtë shtet, u shpreh Kryeministri Boyko Borissov në një takim me përfaqësuesit e Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë gjermano-bullgare dhe Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane, cituar nga Focus News Agency.

Në takimin me Kryeministrin Boyko Borissov në Këshillin e Ministrave morën pjesë përfaqësues të kompanive të mëdha gjermane që duan të zhvillojnë dhe të zgjerojnë biznesin e tyre në Bullgari. Një interes i madh sa i takon investimeve të ardhshme u tregua në fushën e infrastrukturës së transportit, energjisë dhe efikasitetit të energjisë, menaxhimit të ujit dhe mbeturinave, inxhinierisë mekanike, prodhimit të pjesëve të automjeteve, inxhinierisë elektronike dhe industrisë ushqimore.

Gjatë 2018, Investimet e Huaja Direkte nga Gjermania arritën në vlerën 105.4 milionë euro. Rreth 30% e 100 investitorëve më të mëdhenj në Bullgari janë gjermanë ose me bashkëpronësi gjermane. Ndër vendet e tjera të BE-së, Gjermania është partneri kryesor i Bullgarisë sa i takon industrisë së turizmit dhe njëkohësisht, edhe një nga tregjet më të rëndësishme për produktet bullgare të turizmit. Gjatë 2018, Bullgaria u vizitua nga mbi 850,000 turistë gjermanë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of