Bullgari, aplikim për në “dhomën e pritjes” të Eurozonës në fund të prillit

25/04/2020 10:01 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Bullgaria do të përshpejtojë planet e saj për t’iu bashkuar Eurozonës dhe do të aplikojë për anëtarësim në fund të prillit, një proces që pritet të ndihmojë vendin e Ballkanit të rimëkëmbet nga pandemia e koronavirusit, tha kryeministri Boyko Borissov.

Borissov tha se e kishte diskutuar planin me presidenten e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, zyrtarë të lartë në Komisionin Europian dhe liderët e tjerë të vendeve të BE-së, e cila për momentin ka 27 anëtarë.
Borissov tha se ishte i bindur se Bullgaria dhe Kroacia do të lejohen të hyjnë në “dhomën e pritjes” së Eurozonës, ku shteti aplikues duhet të presë detyrimisht për dy vjet, sipas mekanizmit të ERM-2. Anëtarësimi duhet t’i lejojë Sofjes akses për financim nga BQE-ja, tha ai.

Vendi planifikon t’i bashkohet mekanizmit ERM-2 dhe bashkimin bankar të BE-së në të njëjtën kohë.
“Kjo krizë na ka treguar se ata që ndodhen në Eurozonë dhe në ‘dhomën e pritjes’ do të kenë të disponueshme miliarda euro për rimëkëmbje. Ata që nuk janë, duhet të marrin borxhe me interesa të larta”, u tha ai gazetarëve.

Bullgaria, një nga anëtarët më të varfër, por edhe me më pak borxhe në BE, ruan një disiplinë të rreptë fiskale, por qeveria pret që efekti i masave të shtrënguara në të gjithë globin për të përmbajtur koronavirusin, do të ndihet në ekonominë e vogël dhe të hapur bullgare, duke e tkurrur atë me 3% këtë vit dhe do të rrisë hendekun fiskal në 3% të prodhimit ekonomik. Bullgaria ka caktuar një normë fikse këmbimi të levit me euron.
Borissov tha se qeveria ka fonde të mjaftueshme për të ndrequr pandeminë e koronavirusit, por më pas do të duheshin me miliarda për të rifilluar aktivitetin ekonomik.

“Do të jetë e rëndësishme për Bashkimin Europian që vendet e disiplinuara të mund të rimëkëmben më shpejt, duke përdorur burimet e mëdha të Bankës Qendrore Europiane”, tha ai. “Unë dua ta garantoj këtë periudhë”.
Sofja ka përmbushur shumicën e kërkesave për hyrje, përveç rikapitalizimit të suksesshëm të dy bankave në pronësi lokale, ku BQE-ja gjeti mungesa të kapitalit gjatë një kontrolli shëndetësor vitin e kaluar.
Një prej bankave, huadhënësi i vogël Investbank, ka thënë se tashmë ka forcuar kapitalin e saj. Borissov tha se priste që të gjitha kushtet të përmbushen shumë shpejt.

Borissov tha se tashmë ai është penduar që kërkoi të vonojë hyrjen në ERM-2 deri në korrik. Fillimisht Bullgaria kishte planifikuar të bashkohej me ERM-2 dhe bashkimin bankar të bllokut, në fund të prillit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of