Bullgari, BE i kërkon gjykatës: Masa për ndotjen e ajrit

16/08/2019 10:01 PM 0 komente

Ekzekutivi i BE i kërkoi Gjykatës së Lartë të Eurozonës, të ndërmarrë veprime kundër Spanjës dhe Bullgarisë mbi cilësinë e tyre të dobët të ajrit, duke paralajmëruar se vendet po dështojnë të mbrojnë qytetarët nga ndotja.

Spanja kapërcente kufijtë e dioksidit të azotit, veçanërisht në dy qytetet e mëdha, Madrid dhe Barcelonë, ku nivelet ligjore janë tejkaluar vazhdimisht, deklaroi vendimi i Komisionit Europian.

“Të dhënat më të reja të cilësisë së ajrit të ofruara nga Spanja konfirmojnë shkeljen sistematike të rregullave të BE mbi vlerat e dioksidit të azotit, të cilat kanë qenë ligjërisht të detyrueshme që nga viti 2010,” tha Komisioni duke i referuar çështjes në Gjykatën e Drejtësisë të BE.

Vendimi mund të ndërlikojë një përpjekje të Këshillit të ri Konservator të Madridit për të hequr një skemë të emetimeve të ulëta që lejon vetëm disa automjete, kryesisht makina elektrike dhe hibride, të hyjnë në zonën qendrore të kufizuar. Javën e kaluar, një gjyqtar bllokoi përpjekjen e Këshillit për të hequr kufizimet.
Dioksidi i azotit shkakton rreth 9,000 vdekje të parakohshme çdo vit në Spanjë, sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit. Në Bullgari, të dhënat treguan se vendi po tejkalon nivelet e dioksidit të squfurit, shkalla e dytë e mosrespektimit të standardeve të cilësisë së ajrit të BE.

Në vitin 2017, gjykata vendosi se vendi nuk ishte brenda kufijve të grimcave të lejuara. Komisioni nuk tha në deklaratë nëse i ka kërkuar gjykatës të shqyrtojë gjobat, por sipas procedurës së ashtuquajtur të shkeljes së BE-së, përfundimisht mund të vendosen gjoba financiare ose të një pagese ditore të një shume të caktuar.

Komisioni tha se i kishte dërguar një letër paralajmëruese Polonisë për mosrespektimin e një vendimi për cilësinë e ajrit 2018, sidomos në transport dhe zëvendësimin e asaj që tha se ishin ‘kaldaja të vjetruara të karburantit’ të përdorur për ngrohjen e ekonomive familjare.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of