Rritja ekonomike në Bullgari është ngadalësuar në tremujorin e parë të vitit 2020, kryesisht për shkak të konsumit më të dobët edhe para pandemisë së koronavirusit, që preku rëndë Bullgarinë dhe ekonomitë e partnerëve kryesorë tregtarë të Bullgarisë. Kjo tregohet nga një vlerësim paraprak i Institutit Kombëtar të Statistikave.
PBB-ja e Bullgarisë në tremujorin e parë të vitit 2020 është rritur me vetëm 0.3% krahasuar me tre muajt e fundit të vitit të kaluar, kur u rrit me 0.8%. Në bazë vjetore, ngadalësimi i rritjes ekonomike është 2.4% pas një rritjeje të regjistruar prej 3.1%, në fund të vitit 2019.
Rritja e dobët ekonomike mbështetet nga bilanci pozitiv tregtar i vendit – në tremujorin e parë të vitit 2020, eksportet tejkaluan importet me mbi 370 milionë BGN (189 milionë EUR).