Commerzbank (CBKG.DE) po shqyrton hapjen e një qendre të Teknologjisë së Informacionit (IT) në Bullgari dhe të punësojë më shumë se 400 specialistë të këtij sektori, deklaroi ministri bullgar i Ekonomisë, Emil Karanikolov.
Z. Karanikolov tha se ishte takuar me Carsten Bittner, nga Fondacioni i Teknologjisë së Grupit të Commerzbank, i cili paraqiti planet e investimeve të bankës gjermane.
Nga ana e tij, huadhënësi i dytë më i madh i Gjermanisë nuk pranoi të japë asnjë deklaratë për shtyp. Sektori në rritje të shpejtë i informacionit dhe komunikimit në Bullgari punëson më shumë se 60,000 njerëz në shtetin ballkanik me një popullsi prej 7 milionë banorësh dhe shitjet e tij tejkaluan 5.5 miliardë leva bullgare (3.1 miliardë dollarë amerikanë) në 2018.