Bullgari, depozitat e larta të kompanive, me norma negative interesi

14/09/2019 10:02 PM 0 komente

Problemi i normave negative të interesit ndikon drejtpërdrejti negativisht në biznesin në vendit tonë. Mbi një vit, bankat e mëdha në Bullgari kanë pranuar depozitat e larta të kompanive kundrejt një “tarife të caktuar” që këto të fundit u paguanin bankave, ka publikuar kompania Mediapool.

Bankierët e shpjegojnë ndryshimin nëpërmjet vendimeve të Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), të cilat, në të vërtetë, janë rezultat i politikave të Bankës Qendrore Europiane dhe tregjeve ndërkombëtare. Që nga fillimi i vitit 2016, Banka Kombëtare Bullgare ka vendosur norma interesi negative, të cilat fillimisht ishin -0.4%.

Megjithatë, në tetor 2017, kjo normë u ndryshua në -0.6%. Tarifa të ngjashme janë vendosur edhe ndaj llogarive qeveritare pranë Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), përfshirë Fondin e Argjendtë të Pensionit, ndaj të cilit është vendosur një normë negative prej -0.20%. Rezultati është krijimi i një situate paradoksale. Në vitin 2018, BNB-ja humbi 60 milionë leva bullgare në investimet e obligacioneve qeveritare, por fitoi 18 milionë euro në normat negative të interesit dhe 46 milionë euro në rivlerësimin e çmimit të arit.

Edhe bankat e tjera të mëdha në vend u treguan të shpejta për t’iu përshtatur ndryshimeve të BNB-së. Kështu, për shembull, banka më e madhe në Bullgari, UniCredit Bulbank, ka vendosur një tarifë prej 0.60% në vit për depozitat e korporatave me vlerë mbi 3 milionë leva bullgare. Për depozitat mbi 2 milionë leva bullgare, ajo është 0.60% në bazë vjetore dhe për shumën mbi 10 milionë leva bullgare është 1%.

Ndërsa tarifa që banka DSK ka vendosur për depozitat mbi 1 milion leva bullgare është 0.60%. Tarifa për depozitimin shumave në vlerën mbi 2 milionë leva bullgare në bankën UBB është 0.50% në vit. Ndërsa Fibank nuk ka vendosur asnjë tarifë mbi depozitat e larta të parave në bankën e saj.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of