“Ne kemi borxh të vogël dhe suficit të madh, por ne duhet të mendojmë për të ardhmen dhe t’u kushtojmë më shumë vëmendje investimeve në vend. Bullgarët përshtaten shpejt dhe ne duhet ta përdorim në të mirën tonë këtë fakt”, tha drejtuesja ekzekutive e Bankës Botërore, Kristalina Georgieva, për “Nova Television”.
Sipas saj, për shkak të një Brexit të paqartë dhe tensioneve midis SHBA-së dhe Kinës, viti 2019 nuk do të jetë aq i mirë sa viti i kaluar.
“Rritja është e qëndrueshme, por më e ulët se ajo që pritej 6 muaj më parë dhe ka shenja të stresit financiar, si pasojë e rritjes së normave të interesit”, tha në fund znj. Georgieva.