Në takimin e zhvilluar në qytetin kinez të Ningbo (ku u mbajt nisma e përvitshme e bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore 17+1) midis ministrit bullgar të Ekonomisë, Emil Karanikolov dhe zëvendëskryeministrit kinez, Hu Chunhua, u diskutua mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik midis Bullgarisë dhe Kinës.
Ministri Karanikolov nënvizoi se Bullgaria mbështet dhe ndihmon në mënyrë aktive në zhvillimin e mëtejshëm të kësaj nisme.
Emil Karanikolov theksoi se bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Kinës në sektorin e tregtisë është rritur vazhdimisht në vitet e fundit.
Në periudhën janar-mars 2019, eksportet bullgare në Kinë arritën në 240.6 milionë dollarë, rreth 16.1% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.