Bullgari, eksportet në Korenë e Jugut rriten me 25%

23/08/2019 10:03 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Që nga janari i 2019, eksportet bullgare në Korenë e Jugut shënuan rritje me 25% dhe e tejkaluan vlerën 22 milionë euro, tha zëvendësministri i Ekonomisë, Lachezar Borisov, në forumin e Shoqatës Koreano-Bullgare.

Investitorë koreanë nga sektorë të ndryshëm ishin të pranishëm në këtë forum.
Bullgaria mbështetet në disa tregues kryesorë makroekonomikë, si stabiliteti financiar dhe niveli i ulët i borxhit të qeverisë, u tha pjesëmarrësve Lachezar Borisov.

Ne mund të bëjmë më shumë për të tërhequr investime koreane në projektet bullgare, tha zëvendësministri Borisov. Ai shtoi se midis viteve 1996 dhe 2018, vlera e investimeve koreane është mbi 210 milionë euro.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of