Bullgari / Emigrantët dërgojnë për të afërmit në vend rreth 400 mln euro

27/07/2019 10:04 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Që nga fillimi i këtij viti e deri në fund të muajit prill, emigrantët bullgarë, që punojnë jashtë vendit, u dërguan të afërmve në Bullgari rreth 400 milionë euro. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shuma shkonte në 392.5 milionë euro, ose 6.9 milionë euro më pak. Këto të dhëna pasqyrohen në raportin e Investor.bg në bilancin e pagesave të Bankës Kombëtare Bullgare (BKB).

Vetëm në muajin prill, të ardhurat kanë arritur totalin e 105 milionë eurove, por kjo shifër është më e ulët se në mars, rreth 5 milionë euro më pak (në mars totali i të ardhurave që emigrantët i dërguan të afërmve në Bullgari arriti në 110 milionë euro). Muaji me numrin më të ulët të transfertave gjatë këtij viti, ishte janari me 88 milionë euro. Në muajin prill, emigrantët bullgarë kanë dërguar mesatarisht në ditë rreth 3.5 milionë euro.
Shtetasit bullgarë që punojnë jashtë vendit janë njëkohësisht edhe investitorët më të mëdhenj në vend.

Sipas të dhënave të BKB-së për periudhën janar-prill 2019, Investimet e Huaja Direkte në vend ishin negative në vetëm 55 milionë euro, krahasuar me 65.6 milionë euro një vit më parë. Të dhënat janë paraprake dhe do të rishikohen me të dhënat vjetore të Institutit Kombëtar të Statistikave dhe raportet shtesë të ndërmarrjeve me pronësi të huaj. Ndër investimet që kanë pasur interes më të lartë kanë qenë pasuritë e paluajtshme.
Për periudhën janar-prill, vendi ka investuar 2.2 milionë euro në pasuri të paluajtshme.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of