Bullgari / Energjia nga fabrikat e qymyrgurit

08/06/2019 10:10 PM 0 komente

Bullgaria do të vazhdojë të mbështetet në energjinë e gjeneruar nga fabrikat e saj të qymyrgurit, tha ministrja e Energjisë, Temenuzhka Petkova, në hapjen e konferencës së tetë të energjisë, kushtuar perspektivave të zhvillimit të këtij sektori në Europën Juglindore, organizuar nga Forumi Bullgar i Energjisë dhe Minierave.

Ministrja Petkova tha se Bullgaria ka burime të mjaftueshme për fabrikat e qymyrgurit edhe për 60 vitet e ardhshme. Mbi 1 miliard leva bullgare janë investuar në Maritsa East 2 TEC gjatë viteve të fundit për projektet mjedisore. Funksionimi i fabrikave të qymyrgurit është përcaktuar edhe në planin e qeverisë bullgare mbi klimën dhe energjinë dhe është dërguar edhe për miratim nga Komisioni Europian, theksoi më tej Ministrja Petkova.
Referuar fjalimit të saj, kalimi në një ekonomi me emetime të ulëta të karbonit duhet të përshtatet edhe me specifikat kombëtare, pasi kjo është mënyra e duhur për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit dhe mbi të gjitha, në interes të konsumatorëve.

Znj. Petkova tha se zhvillimi i tregut të gazit është një nga prioritetet e qeverisë bullgare. Ajo u kujtoi të pranishmëve se ndërtimi i ndërlidhjes greko-bullgare do të fillojë javën e ardhshme. “Zbatimi i këtij projekti do të mundësojë 1/3 e konsumit të gazit në vend nga një burim tjetër dhe ky është një diversifikim i vërtetë, tha më tej znj. Petkova. Ky projekt pritet të përfundojë në vitin 2020.

Ministrja e Energjisë theksoi se Bullgaria, si një anëtare e Bashkimit Europian, respekton synimet dhe prioritetet e këtij Bashkimi, si tregun funksional të energjisë, sigurinë e energjisë dhe promovimin e masave për zhvillimin e efikasitetit energjetik.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of