Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) deklaroi se parashikon që ekonomia bullgare të rritet me 3,3% gjatë 2019-s, duke shënuar një rritje prej tetorit të 2018 ku PBB-ja e Bullgarisë arriti në 3.1%. Në raportin e fundit të Parashikimit Ekonomit Botëror, FMN-ja cilësoi se rritja e PBB-së në 2020 pritet të jetë në 3%.
Inflacioni mesatar vjetor i çmimeve të konsumit parashikohet të shënojë rënie këtë viti dhe atij të ardhshëm. Nëse për 2018, ai ishte në 2.6%, gjatë këtij viti pritet që të shkojë në 2.4%, ndërsa gjatë 2020, pritet të shkojë në 2.3%.
Papunësia pritet të ulet nga 5.2% në 2018 në 5.0% gjatë 2019 dhe 2020. Balanca e llogarisë korrente të Bullgarisë e llogaritur si përqindje e PBB-së parashikohet të bjerë në mënyrë të qëndrueshme, por gjithsesi do të vazhdojë të mbetet pozitive. Ky shtet e mbylli 2018 me një suficit të llogarisë korrente prej 3.9%, ndërsa gjatë 2019 dhe gjatë 2020 do të ketë një suficit prej 1.9% dhe 1.3%.