Bullgaria ka potencial të ndërtojë midis 7 dhe 10 zonave të reja industriale si ajo në Plovdiv, tha zëvendëskryeministri Tomislav Donçev në edicionin e 4-rt të forumit më të madh ekonomik të Bullgarisë, “Industry 4.0”. Sipas tij, lehtësimi i procedurave është një hap i rëndësishëm për të tërhequr investitorët, raportoi BNR.
Duke folur për mundësinë e humbur për të tërhequr gjigantin automobilistik, Volkswagen, i cili zgjodhi Turqinë ndaj Bullgarisë për ndërtimin e fabrikës së tij të re, z. Donchev tha se “edhe pse VW nuk erdhi në Bullgari, dikush tjetër do të vijë në dy ose tre vitet e ardhshme, sepse ka shumë parakushte dhe një gjë e tillë është e pashmangshme.
Ministri bullgar i Financave, Vladislav Goranov, tha se në negociatat me Volkswagen, Bullgaria bëri gjithçka kishte mundësi, por investitorë të tillë të mëdhenj donin shumë privilegje dhe 100% infrastrukturë të plotë.
“Kompani të tilla presin që shtetet pritëse të bëjnë investimin, kështu që ata mund të vijnë së bashku me njohuritë dhe me teknologjitë e tyre, por vetëm vendet e mëdha mund t’i plotësojnë kushte të tilla”, tha më tej z. Goranov. Ai shtoi se 90% e negociatave me gjigantin e automobilave lidhen me infrastrukturën.