Banka Qendrore e Bullgarisë i ka kërkuar huadhënësit të tretë më të madh në vendit First Investment Bank (Fibank) të rrisë me rreth 206 milionë leva (117 milionë dollarë) si kapital shtesë deri në prill, për kontrollet shëndetësore që do të kryhen në bankat e vendit ballkanik.
Banka qendrore tha se shqyrtimi i cilësisë së aseteve dhe testet e stresit treguan se asnjë nga 22 bankat e Bullgarisë nuk e kërkon mbështetjen e shtetit dhe se sistemi bankar në tërësi është i mirëkapitalizuar dhe i qëndrueshëm ndaj goditjeve të tregut.
Kontrolli shëndetësor ishte gjëja e parë e kërkuar nga vendi ballkanik që prej krizës bankare, shkaktuar nga largimi i huadhënësit të katërt më të madh “Corporate Commercial Bank” (Corpbank) dy vjet më parë.
Banka qendrore tha se sipas shqyrtimit të cilësisë së aseteve, bankat duhet të bëjnë përmirësime me vlerë 665 milionë leva, në mënyrën se si ata i vlerësojnë asetet e tyre dhe gjithashtu nxiti nevojën për krijimin e një kapitali me dy huadhënës më të vegjël.