Bullgari/ Hyundai Electric do të shesë njësinë bullgare për 24.5 mln dollarë

08/01/2020 9:30 AM 0 komente

Prodhuesi i pajisjeve elektrike të Koresë së Jugut, Hyundai Electric tha se ka vendosur të shesë njësinë e saj Hyundai Heavy Industries Co. Bulgaria kundrejt vlerës 24.5 milionë dollarë amerikanë (22.1 milionë euro).

Hyundai Electric vendosi ta shesë këtë njësi në mënyrë që të përmirësojë strukturën financiare, deklaroi kompania javën e kaluar.

Heavy Industries Co. Bulgaria është e specializuar në prodhimin e transformatorëve dhe ndërruesve të çezmave.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of