Bullgari, IHD-të arritën 900 mln euro në 2017

22/02/2018 10:53 AM 0 komente

Investimet e  huaja të drejtpërdrejta në Bullgari në vitin 2017 ishin 901.9 milionë euro, ekuivalente me 1.8 përqind të PBB-së, sipas statistikave nga Banka Kombëtare Bullgare (BNB), raporton Sofia Globe.

Në vitin 2016, IHD-të ishin 660 milionë euro , si fillim, nga BNB vitin e kaluar u raportua 682.8 milion euro, e cila u rishikua me ulje më vonë.

Investimet në kapital, përfshirë sektorin e pasurive të paluajtshme, rezultojnë në 189.4 milionë euro (krahasuar me 632.6 milionë euro në vitin 2016) dhe të ardhurat e rikthyera përbënin 229.8 milionë euro (kundrejt 341.2 milionë euro më parë), sipas të dhënave paraprake.

Të dhënat neto nga investimet e pasurive të paluajtshme nga subjektet e huaja arritën në 10.8 milionë euro, krahasuar me 63.1 milionë euro në 2016.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of