Në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Dalian, Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ftoi përfaqësuesit e ndërmarrjeve shtetërore në Kinë që të investonin në vendin e tij. Bullgaria është një vend me një pozitë të rëndësishme gjeografike, gjë që nuk duhet kurrsesi të nënvlerësohet. Presidenti Radev theksoi se Rumania është pjesë e rëndësishme e nismës “Një Rrip, Një Rrugë”.
Më pas, gjatë takimit të zhvilluar me kryetarin e provincës kineze të Hubeit, Presidenti Radev diskutoi mbi të gjitha projektet e mundshme me interes të përbashkët në fushën e infrastrukturës së transportit, inxhinierisë, energjisë, industrisë së automjeteve, energjisë së gjelbër, bujqësisë dhe teknologjive të TI.
Në Dalian, Presidenti Rumen Radev u takua edhe me Klaus Schwab, Themeluesin dhe Kryetarin Ekzekutiv të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Kreu i shtetit të Bullgarisë tha se Bullgaria dëshiron të vazhdojë të jetë pjesëmarrëse aktive në Forumin Ekonomik Botëror ku formohen strategjitë për të ardhmen e ekonomisë dhe aktiviteteve shoqërore dhe ku ofrohen vizionet dhe zgjidhjet për çështje dhe problematika të ndryshme.