Një konsorcium i kompanive europiane dhe aziatike po planifikon të ndërtojë një fabrikë për prodhimin e automjeteve elektrike në Bullgari. Memorandumi për ndërtimin e kësaj fabrike u nënshkrua në prani të Zëvendëskryeministres së Bullgarisë për Politikën Ekonomike dhe Demografike, Mariana Nikolova.
Dokumenti u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Invest Bulgaria, Stamen Yanev dhe menaxherët e kompanisë koreano-kineze, Songuo Motors dhe asaj italiane Hadid Holding. Të dyja kompanitë u shprehën se do të investojnë rreth 200 milionë dollarë në këtë fabrikë në Bullgari. Pasi përfundimit të tij, ky projekt pritet që të hapë rreth 2,000 vende të reja pune.