Bullgari, Koreja e Jugut dëshiron të prodhojë bateri për automjetet elektrike

11/10/2019 10:01 PM 0 komente

Një nga kompanitë më të mëdha të Koresë së Jugut është duke eksploruar Bullgarinë dhe dy vendet e tjera për investime me vlerë mbi 1.5 miliardë euro. Kjo u deklarua në Seul, nga ministri bullgar i Ekonomisë, Emil Karanikolov, në lidhje me investimet e mundshme në Bullgari të Republikës së Koresë.
Z. Karanikolov ishte pjesë e delegacionit të Kryeministrit, Bojko Borissov, që shkuan për një vizitë zyrtare në shtetin aziatik. Ministri Karanikolov tha se kërkimet e Hyundai-t në Bullgari nuk kishin lidhje me Volkswagen.

“Volkswagen po kërkon një vend për të ndërtuar një fabrikë të motorëve me benzinë dhe naftë, ndërsa qëllimet për një projekt investimi nga ana e Republikës së Koresë për prodhimin e baterive për automjetet elektrike nuk kanë të bëjnë me Hyundai-n”, tha ministri Karanikolov. “Ne po flasim për prodhimin e baterive për makinat elektrike dhe kompanitë që mund ta arrijnë këtë gjë, mund të jenë të shumta”, tha më tej ministri i Ekonomisë. Ai theksoi se projektet dhe mbi të gjitha investimet në fushën e infrastrukturës, transportit janë ndër më të rëndësishmet.

“Ne prezantuam Bullgarinë dhe idetë që kemi për mundësitë e partneritetit strategjik në Qendrën Hyundai. Përgjigjja e tyre ishte që të kontaktonim me selinë e tyre europiane dhe kjo do të ndodhë brenda një kohe të shkurtër”, u shpreh z. Karanikolov.
Bisedimet ndërmjet Bullgarisë dhe Koresë së Jugut, janë në drejtim të investimeve për makina elektrike, makina me vetëdrejtim, të mundësisë së krijimit të një Qendre Prove për makinat me vetëdrejtim në Bullgari, si dhe për prodhimin e pjesëve për makina elektrike dhe bateri. “Ata duhet të vijnë në Bullgari dhe të bëjnë një analizë më të detajuar të asaj që mund të zbatohet në territorin e vendit tonë, në kuadër të zhvillimeve të mëtejshme të partneritetit strategjik”, shtoi z. Karanikolov.

Ministri i Ekonomisë tha se “gjëja më e rëndësishme për ne është ta prezantojmë Bullgarinë si një prej destinacioneve më të mira për investimet e tyre në të ardhmen”. Z. Karanikolov theksoi në fund progresin e Bullgarisë në drejtim të rritjes ekonomike, eksporteve dhe stabilitetit ekonomik.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of