Bullgari, kredi për bizneset

06/07/2019 10:01 PM 0 komente
Ministri i Ekonomisë, Emil Karanikolov

Ministri i Ekonomisë, Emil Karanikolov, hapi Forumin Ndërkombëtar Ekonomik të “Rrugëve për Partneritet” të Bankës Bullgare për Zhvillim. Këtë vit, ky forum përkoi edhe me 20-vjetorin e themelimit të kësaj banke. Drejtimi i konferencës është pjesë e pozicionit aktiv të kësaj banke në bashkëpunimin financiar ndërkombëtar.

Banka Bullgare për Zhvillim është banka më e mirëpozicionuar në vend, sa i takon tërheqjes së fondeve nga partnerët ndërkombëtarë. Gjatë hapjes së forumit, ministri Karanikolov theksoi se në vitin 2018, Banka Bullgare për Zhvillim shënoi rezultatet e saj më të mira financiare të dy dekadave të fundit, që nga koha e themelimit të saj.

Sipas fjalëve të tij, për herë të parë asetet e saj tejkaluan 3 miliardë leva bullgare, duke u rritur me 22% krahasuar me fundin e vitit 2017.
Kreditë e reja për biznese arritën në afërsisht 400 milionë leva bullgare, shifër kjo rreth tre herë më e lartë se 2017, tha më tej ministri Karanikolov.

Në kuadër të forumit, ministri i Ekonomisë rikujtoi se në fund të vitit të kaluar u themelua edhe Fondi për Investime Kapitale.
Ministri theksoi se tema e diskutimeve të forumit të këtij viti ishte perspektiva për zbatimin e programit të ri europian InvestEU, i cili është vazhdimi i Planit Juncker. Ky program do të nxisë aktivitetin e investimeve dhe modernizimin e ekonomisë europiane gjatë periudhës së ardhshme.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of