Operatori më i madh britanik, Manchester Airport Group (MAG) konfirmoi pjesëmarrjen në procesin për marrjen e koncesionit të aeroportit të Sofjes.
Së bashku me partnerin e tij BCEG, gjigantin kinez në industrinë e ndërtimit, MAG e paraqiti zyrtarisht ofertën në Ministrinë e Transportit në Sofje. Konkursi për marrjen e koncesionit të aeroportit të Sofjes u shpall në korrik të vitit të kaluar nga qeveria bullgare, e cila ishte më se e sigurt se MAG do të merrte pjesë, pasi në tetor të vitit të kaluar kompania i shprehu publikisht synimet e saj.
MAG aktualisht administron tre prej aeroporteve kryesore në Mbretërinë e Bashkuar, atë të Mançesterit, Londër Stansted dhe East Midlands dhe ofron shërbime për gjashtë aeroporte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aeroportet e saj në Mbretërinë e Bashkuar u shërbejnë mbi 60 milionë pasagjerëve në vit, në mbi 270 destinacione nëpërmjet 70 linjave ajrore.
Aktualisht, ky grup po investon mbi 1.5 miliardë dollarë në aeroportet e saj në Britaninë të Madhe, ndërsa gjiganti kinez BCEG po ndërton një nga projektet më të mëdha të aviacionit në botë, në Daxing, Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit.
Më vonë do të jetë aeroporti më i madh në botë dhe sapo përfundoi fluturimet e para të testimit. Oferta zyrtare e dorëzuar pranë Ministrisë së Infrastrukturës bullgare nga partneriteti britaniko-kinez përfshin edhe plane të rëndësishme për rizhvillimin dhe rikonfigurimin e terminaleve ekzistuese në aeroport, si dhe planet për krijimin e një Terminali të tretë për këtë aeroport.
Pasi të ketë përfunduar, Sofja do të ketë një prej aeroporteve me kushtet dhe shërbimet më të mira, dhe mbi të gjitha, që i shkon për shtat një qyteti europian. Andrew Harrison, Drejtori Ekzekutiv i Shërbimeve për Aeroportin në grupin MAG tha se, ashtu siç edhe ne kishim premtuar vitin e kaluar, se do t’i paraqisnim ofertën zyrtare qeverisë bullgare, ashtu edhe vepruam.
Ky është një moment i rëndësishëm për ne, por mbi të gjitha për Bullgarinë, pasi ne jemi të sigurt se ai do të ndikojë në nxitjen e rritjes së mëtejshme ekonomike të Bullgarisë dhe veçanërisht, sektorit të turizmit.
Struktura unike e pronësisë së grupit MAG përfshin një ndërthurje të Këshillit të qytetit të Mançesterit dhe autoriteteve lokale të Greater Mançester dhe investitorëve privatë afatgjatë (investitorët e FMN-së) që përfaqësojnë një bashkëpunim të vërtetë publiko-privat.