Bullgari, marka “Bulgaria” shitet për 54 miliardë dollarë amerikanë

26/10/2018 10:10 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

A e keni menduar ndonjëherë sesa mund të jetë vlera e një shteti? Përgjigjja e kësaj pyetje vjen nga kompania britanike, Brand Finance. Edhe për këtë vit, ajo ka publikuar një listë me marka nga vende të ndryshme dhe përbri, edhe çmimet përkatëse.

Sipas Brand Finance, marka e një kombi është aseti më i rëndësishëm i tij në botën e sotme. Ajo inkurajon investimet, shton vlerën e eksporteve dhe tërheq turistët. Raporti thekson pasojat e dëmit ekonomik që mund të shkaktohen nga zhvillimet globale dhe menaxhimi i dobët i markës së një kombi të caktuar.

Në krye të renditjes së këtij viti janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marka e saj është vlerësuar me 25.899 trilionë dollarë amerikanë dhe nga viti 2017, ajo është rritur me 23%. Kjo tregon se ekonomia amerikane po rritet me ritme të shpejta dhe se kjo rritje pritet të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm, theksoi Brand Finance.

Përveç Produktit të Brendshëm Bruto, shitjet, kontratat e ndërtimit, eksportet e automobilave dhe indekset e tjera të rritjes tregojnë se ekonomia amerikane po përjeton një bum të vërtetë, duke u shoqëruar edhe me një mjedis të favorshëm biznesi.
Pas SHBA-së renditet Kina, marka e së cilës është vlerësuar me 12.779 trilionë dollarë amerikanë, së bashku me një rritje prej 25% nga viti i kaluar. Renditja vazhdon me markat e kombeve të Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë, Francës, Kanadasë, Italisë, Indisë dhe Koresë së Jugut. Rusia renditet e 18-a, ndërsa marka e saj vlerësohet me 830 miliardë dollarë amerikanë, por ndryshe nga shtetet e tjera, rritja e saj ka qenë zero nga viti i kaluar.

Turqia renditet në vendin e 34, rreth 10 pozicione më poshtë në krahasim me një vit më parë. Vlera e markës së saj ka shkuar në 382 miliardë dollarë, duke shënuar një rritje prej 33%. Greqia renditet e 59-a dhe marka e saj është vlerësuar me 87 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa rritja e saj nga një vit më parë është 8% më shumë. Sllovenia ka parë një rritje spektakolare, me më shumë se 29% në krahasim me një vit më parë dhe renditet në vend të 62.

Kroacia renditet e 77-ta, me një rritje prej 24% nga një vit më parë. Serbia është në vendin e 80-të me një rritje prej 17% dhe Maqedonia, ashtu si edhe në vitet e mëparshme, nuk është përfshirë në këtë listë nga Brand Finance, për markat më të shtrenjta të kombeve të ndryshme.
Sipas Brand Finance, marka e kombit të Bullgarisë është vlerësuar me 54 miliardë dollarë amerikanë. Në renditjen e këtij viti, ajo pozicionohet në vendin e 70 nga 100 kombe të tjera dhe ka shënuar edhe një rritje prej 15% nga viti 2017 kur ajo u rendit e 74-ta dhe u vlerësua me 47 miliardë dollarë amerikanë. Ky vend ndodhet shumë pranë në renditje me Guatemalën dhe Marokun.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of