Jetëgjatësi më e ulët, obezitet i lartë i fëmijëve, numër më i madh i duhanpirësve për frymë dhe kosto mjekësore jashtëzakonisht të larta, janë konkluzionet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe Observatorit Europian për Sistemet Shëndetësore dhe Politikat në lidhje me kujdesin shëndetësor në Bullgari. Bullgaria është vendi i BE-së me kostot më të ulëta për kujdesin shëndetësor për banor, por në krahasim me fqinjët e saj, raporti i kostove të kujdesit shëndetësor/ PBB-në është i lartë.
Bullgaria shpenzon mbi 1.300 euro për person, që është dy herë më shumë se vlera që harxhonte në vitin 2005. Kompanitë farmaceutike marrin 43% të fondit publik për kujdesin shëndetësor. 34% e fondit është e shpërndarë në trajtimin spitalor dhe shumë pak para janë shpenzuar për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, theksojnë ekspertët.