Bullgaria renditet e 36-ta në Indeksin e Lirisë Ekonomike të Fondacionit Heritage, në vitin 2020. Niveli i lirisë ekonomike të Bullgarisë është 70.2. Rezultati i saj i përgjithshëm është rritur me 1.2 pikë për shkak të rritjes së rezultatit në integritetin qeveritar.
Bullgaria renditet e 19-ta nga 45 vende në rajonin e Europës dhe rezultati i saj i përgjithshëm është pak më i lartë se mesatarja rajonale dhe shumë më i lartë se mesatarja botërore.
Bullgaria ka bërë përparim të qëndrueshëm në lirinë ekonomike për më shumë se një dekadë dhe këtë vit, ekonomia e saj më në fund ka hyrë në radhët e vendeve me nivel të lartë të lirisë ekonomike. Liria e përmirësuar ekonomike është ndjekur nga rritja e qëndrueshme dhe e shëndetshme e PBB-së gjatë pesë viteve të fundit, thekson fondacioni Heritage.