Lev-i bullgar është i nënvlerësuar, tha ministri bullgar i Financave, Vladisav Goranov, duke iu referuar modeleve ekonometrike për vlerësimin e kurseve të këmbimit të përdorura nga FMN-ja. Sërish, Goranov i ka mohuar dyshimet se kursimet e shtetasve bullgarë do të bien pas bashkimit me Eurozonën dhe konfirmoi se vendi do të hynte në Eurozonë me të njëjtin kurs këmbimi lev-euro si i tanishmi.
Presidenti Rumen Radev u takua me guvernatorin bullgar të Bankës Kombëtare, Dimitar Radev, dhe diskutuan aksesin e vendit ndaj ERM II, që është një hap i detyrueshëm për bashkimin me Eurozonën. Radev bëri thirrje për zbatimin e rreptë të garancisë parlamentare për qëndrueshmëri financiare, informim dhe transparencë të plotë dhe të vazhdueshme të qytetarëve mbi punën e institucioneve përgjegjëse, raportoi BNR.