Bullgaria është midis pesë vendeve të BE-së me përqindjen më të ulët të punësimit të përkohshëm, sipas analizës së Eurostat për tendencat e tregut të punës në BE në 2018. Ky shtet ka një prej përqindjeve më të ulëta në BE, sa i takon punësimit të përkohshëm, rreth 4%, për grupmoshën 15-64 vjeç, ndërkohë që mesatarja në BE shkon në 14%.
Sipas këtyre të dhënave, në Bullgari u regjistruan rreth 130,000 punonjës të përkohshëm gjatë vitit të kaluar. Në punësimin e përkohshëm, zakonisht përfshihen njerëzit me arsim bazë ose të ulët.
/ Seenews