Sipas parashikimeve, në vitin 2021, Bullgaria do të jetë në gjendje të arrijë sërish kushtet ekonomike para pandemisë.
Edhe për tremujorin e parë, rezultatet janë më të mira se tre muajt e parë të vitit 2019, deklaroi për BNR ministri i Ekonomisë i Bullgarisë, Emil Karanikolov.
Prioritetet kryesore të qeverisë në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ishin para së gjithash, mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe ruajtja e më shumë sektorëve të ekonomisë.
Një pjesë e konsiderueshme e sektorëve nuk ndaluan punën dhe prandaj fuqia punëtore është në gjendje të mirë.
Masa 60% e ndihmës shtetërore për pagat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore ka kursyer 240,000 vende pune. Pa masën “60/40”, papunësia në vend tani do të ishte 18%, theksoi ministri.