Bullgari, nis operimin kompania azere e fluturimeve low-cost

16/10/2017 12:07 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Buta Airways së shpejti do të ofrojë fluturime direkte midis Baku dhe Sofjes. Kryeqyteti bullgar do të jetë i pari destinacion europian i linjës ajrore qe do të ofrojë kompania azere, raporton Vestnik Kavkaza.

Gazeta shkruan se hapja e kësaj rruge ishte rezultat i negociatave midis Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Alijev dhe homologut të tij bullgar Rumen Radev.

Azerbaijan Airlines është kompania mëmë e Buta Airways. Drejtori i saj, Jahangir Askerov i tha abc.az, se këto fluturime “do ta bëjnë Europën dhe Baku edhe më të arritshme për turistët. Linja ajrore me kosto të ulët kombëtare do të vazhdojë të zgjerohet dhe të optimizojë rrjetin e saj të linjave “.

Sipas Buta Airways, çmimi minimal në rrugën e re është 29 Euro. Këto fluturime midis Baku dhe Sofjes do të nisin më 16 janar 2018. Ata thuhet se operohen një herë në javë vetëm të martën.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of