Kompania ruse VTB Capital dhe Corporate Commercial Bank e Bullgarisë kanë bërë një ofertë të përbashkët për të brerë kompaninë bullgare të telekomunikacionit, kanë raportuar Reuters dhe Bloomberg. Duke cituar shefin e VTB Capital,
Atanas Bostandzhiev, Reuters raportoi se VTB do të blejë shumicën, ose të paktën të ketë një kuotë bllokuese në BTC.
E përditshmja bullgare Trud raportoi gjithsesi se komentet e Bostandzhiev ishin në kontraditë me një deklaratë të bërë nga banka ruse në një konferencë për shtyp në Sofje,
ku menaxherët e VTB konfirmuan se ata donin të investonin në kompaninë bullgare të telekomunikacionit. Gjithsesi, ata mohuan se donin që të kryenin biznes së bashku me CCB.
Turkish Turkcell pritet ende që të bëjë një ofertë për kompaninë bullgare të telekomunikacionit. Oferta turke është e rëndësishme për shkak se shoqëria turke është investitori i vetëm strategjik,
që ka shfaqur interesin në këtë proces. Së bashku me ofertat nga VTB Capital dhe CCB, dhe Turkish Turkcell, është edhe një investitor i tretë: kompania spanjolle e investimeve, Pamplona Capital Management.