Bullgari/Paketa ekonomike 2,3 mld euro për të mbështetur bizneset dhe ata që qëndrojnë në shtëpi

25/03/2020 2:26 PM 0 komente

Bullgaria ka prezantuar një paketë masash financiare me vlerë 2,3 miliardë euro për të mbështetur bizneset e prekura nga koronavirusi dhe për të ruajtur vendet e punës.

Kryeministri bullgar Boyko Borissov tha se masat përfshijnë rritjen e kapitalit të Bankës Bullgare të Zhvillimit (BDB) për të ndihmuar bizneset e prekura nga pandemia e COVID-19, 60 për qind të pagës të punonjësve që mund të largohen nga puna, shtyerjen e pagimit të taksave për koorporatat deri në 30 qershor, si dhe duke ofruar kredi pa interes për punonjësit që mbeten në shtëpi.

Ministrja e Punës Daniela Sacheva tha në fillim të kësaj jave se numri i të papunëve në Bullgari po rritet ndjeshëm si pasojë e pandemisë dhe kjo tendencë pritet të vazhdojë. Gjatë javës së kaluar, që korrespondon me fillimin e gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare, numri i personave që u regjistruan si të papunë u rrit në 1.300 nga rreth 750 një ditë para krizës.

Qeveria do të rrisë kapitalin e BDB me 500 milionë lekë, të cilat do të shërbejnë si një garanci që bizneset do të marrin kredi.

Deri më tani Bullgaria ka 220 raste të konfirmuara me koronavirus dhe tre humbje jete.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of