Ekonomia e Bullgarisë u tkurr në tremujorin e dytë, pasi investimet dhe tregtia e jashtme ranë ndjeshëm, për shkak të pandemisë së koronavirusit, treguan vlerësimet paraprake nga zyra e statistikave.
Në bazë të krahasimit vjetor të rregulluar sezonalisht, Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 8.2% në tremujorin e dytë, pas një rritjeje prej 2.4% në tremujorin e parë. Rritja e konsumit përfundimtar u ngadalësua në 0.4% nga 4.1%, ndërsa formimi i kapitalit fiks bruto ra me 3,8%, pas një rritjeje prej 1.2%.
Eksportet ranë me 20.3% dhe importet me 20.0%. Në një bazë tremujore me rregullim sezonal, PBB-ja ra me 9.8% në tremujorin e dytë, pas një rritjeje prej 0.3% në tremujorin paraardhës.
Të dhëna të veçanta nga zyra e statistikave treguan se shkalla e papunësisë u rrit në 5.9% në tremujorin e dytë, nga 4.2% në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Numri i të papunëve u rrit në 192.200 në tremujorin e dytë, krahasuar me 142,000 vitin e kaluar. Numri i të punësuarve ra me 5.6% krahasuar me të njëjtin tremujor vitin e kaluar.