Në 20 vitet e fundit, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Bullgarisë është rritur gati dy herë, ndërsa eksportet janë gjashtëfishuar, tha zëvendësministri i Ekonomisë, Alexander Manolev, në ceremoninë me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Forumit Ekonomik Bullgar, raporton mediapool.
Sipas z. Manolev dy dekada më parë, PBB-ja e Bullgarisë ishte rreth 45 miliardë leva dhe në fund të vitit 2016 arriti në 84 miliardë leva. Sipas të dhënave të publikuara javën e kaluar Instituti Kombëtar i Statistikave, rritja e ekonomisë për tremujorin e tretë të vitit 2017 arriti në 3.9% në baza vjetore.
Edhe më pozitive janë të dhënat për eksportet bullgare, të cilat rreth dy dekada më parë shkonin në 3.7 miliardë euro, ndërsa tani e tejkalojnë vlerën 24 miliardë euro. 20 vjet më parë ne kemi pasur një krizë të rëndë financiare dhe ekonomike, por në ditët e sotme Standard &Poor’s e ka rritur shumë vlerësimin për vendin tonë, shtoi zëvendësministri. Sipas z. Manolev, e gjithë kjo arritje është edhe si pasojë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, bizneseve, sindikatave dhe sektorit privat.