Produkti i Brendshëm Bruto i Bullgarisë është dyfishuar në 10 vitet e fundit. Eksportet u rritën 2.4 herë, shitjet e produkteve të teknologjisë dhe informacionit dhe shërbimet e jashtme u zgjeruan 5 herë, nënvizoi zëvendëskryeministri Tomislav Donchev, në hapjen e Forumit Ekonomik të Plovdivit.
Ai shtoi se është koha që ne të përcaktojmë një nivel më të lartë kur flasim për investime të reja, duke kërkuar një nivel më të lartë të vlerës së shtuar, fitime dhe paga më të larta.
Ne kemi nevojë për rritje të nivelit të arsimimit, për rritje të konsensusit publik dhe të zvogëlojmë gabimet në financat publike për të pasur më shumë sukses në të ardhmen, tha më tej z. Donchev.
Ndërsa ministri i Financave të Bullgarisë, Vladislav Goranov njoftoi se sipas të dhënave të papërpunuara të tremujorit të parë të këtij viti, ekonomia kombëtare u rrit me 4.8%. Të dhëna të tilla krijojnë parakushtet e duhura për të shënuar rezultate pozitive deri në fund të vitit, përfundoi z. Goranov.