Bullgari, priten muaj të vështirë  

27/01/2021 4:03 PM 0 komente

Pasojat e krizës Covid-19 që e shënuan vitin 2020, do të kenë një efekt të gjatë në mirëqenien mendore, emocionale dhe veçanërisht financiare të bullgarëve dhe gjithë kombeve të tjera në botë.

Nuk duhet të harrojmë se koronavirusi vazhdon të mbetet mes nesh dhe pavarësisht vaksinimit, ai është ende i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm. Një tjetër ngjarje që do të ketë efekt këtë vit është ndarja zyrtare e Britanisë së Madhe nga BE. Në një intervistë me programin “BNR Horizont”, ish-ministri i Financave, Simeon Djankov, parashikoi se 2021 do të ishte një vit i pasigurt. 

“E di se viti i kaluar qe i vështirë për shumë biznese dhe sektorë dhe njerëzit ndoshta janë lodhur tashmë. Megjithatë, në realitet, muajt në vijim do të jenë si të mëparshmit, sepse nga njëra anë, ka vështirësi me shpërndarjen e vaksinës, dhe nga ana tjetër, investimet në Bullgari janë tkurrur me rreth 60% dhe nuk mendoj se bizneseve u kanë mbetur më rezerva në rast krize. Deri tani, falë tyre, si dhe politikës së suksesshme të BNB-së në lidhje me burimet në sistemin bankar, shumica e falimentimeve janë shmangur. Priten disa muaj më të vështirë për të gjithë sektorët, sepse partnerët tanë kryesorë tregtarë (në Gjermani, Britani të Madhe, etj.) po mbyllen përsëri një e nga një. 

Ish-ministri i Financave në kabinetin e parë të kryeministrit Bojko Borisov ende e vlerësoi faktin se Bullgaria ishte vendi me deficitin më të ulët në Europë dhe vlerësoi masat e zbatuara dhe vendet e punës të ruajtura në disa sektorë, por tha se fondet nuk duhet të ndalen, sepse situata e biznesit bullgar do të mbetej e vështirë deri në vjeshtë. 

Sipas tij, qeveria e ardhshme do të përballet me nevojën për të azhurnuar buxhetin në prill ose maj. 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of