Punëdhënësit në Bullgari kërkojnë që investitorëve të huaj të mos u hiqet mundësia për të aplikuar për nënshtetësinë bullgare.
Kjo pikëpamje iu shpreh nëpërmjet një letre, dërguar zëvendëskryeministres Mariyana Nikolova dhe ministrit të Drejtësisë, Danail Kirilov nga Shoqëria e Organizatave të Punëdhënësve Bullgarë (AOBE).
Punëdhënësit thonë se ndryshimet e propozuara për shkurtimin e afatit të procedurave të koordinimit dhe verifikimeve shtesë ndaj investitorëve të huaj që aplikojnë për nënshtetësinë bullgare janë një hap pozitiv në këtë drejtim.
Ata mbështesin edhe masat për kontrolle përpara dhe pasi të jepet nënshtetësia, në mënyrë që ajo të mos keqpërdoret.
Por ata kanë frikën e një efekti negativ ekonomik dhe financiar, në rast se do të kufizohet mundësia e investitorëve të huaj për të aplikuar për nënshtetësinë bullgare.