Bullgari, qeveria miraton marrëveshjen CETA

13/07/2019 10:01 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Qeveria bullgare ka vendosur të miratojë dhe të nënshkruajë marrëveshjen Gjithëpërfshirëse Ekonomike dhe Tregtare ndërmjet Kanadasë dhe Bashkimit Europian dhe shteteve anëtare të saj. Marrëveshja gjithëpërfshirëse ekonomike dhe tregtare midis BE dhe Kanadasë hap rrugën për mundësi të reja në fushën e tregtisë dhe të investimeve për operatorët ekonomikë në të dyja anët e Atlantikut.

Ajo u jep fund kufizimeve mbi aksesin në prokurimin publik, tregjet e hapura, ofron kushtet e duhura për investitorët, siguri më të lartë ndaj pronësisë intelektuale dhe të produkteve tradicionale të BE-së, etj.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës së Bullgarisë në Bashkimin Europian është i autorizuar të nënshkruajë Marrëveshjen në emër të Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, me kusht që ajo të ratifikohet më vonë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of