Bullgari/ Rihapet tenderi për koncesionin e Aeroportit të Plovdivit deri në fund të vitit

05/12/2019 9:09 AM 0 komente

Bullgaria synon të rihapë procedurën për dhënien e një kontrate koncesioni për funksionimin e Aeroportit të Plovdivit deri në fund të vitit, tha në një deklaratë për shtyp ministrja e Turizmit, Nikolina Angelkova. Në një takim me operatorët turistikë të zhvilluar në Plovdiv, znj. Angelkova tha se për këtë proces ka pasur shumë interes, por nuk dha detaje të tjera.

Procedura fillestare për dhënien e koncesionit u anulua në tetor të 2018, pasi kandidati i rangut të parë, HNA Group e Kinës (e cila është pjesë e një konsorciumi që përfshin edhe Plovdiv Airport Invest BV) e tërhoqi ofertën e tij. Ministrja e Transportit tha në atë kohë që oferta e dytë në radhë, ishte ajo e Zonës Ekonomike Trakia e Bullgarisë dhe kompania vendase e transportit dhe logjistikës PIMK, por oferta e dhënë prej tyre ishte dukshëm më e ulët se ajo e para, dhe në interesin e vendit ishte që ky tender të rihapej në një periudhë tjetër duke pritur për oferta sa më të përshtatshme.

Konsorciumi i përbërë nga grupi HNA – Plovdiv Airport Invest BV ofruan të investojnë 79.1 milionë euro (87 milionë dollarë amerikanë) për këtë aeroport dhe të paguajnë një tarifë vjetore të koncesionit prej 600,000 levash bullgare, plus 6 % të të gjithë të ardhurave neto nga funksionimi i Aeroportit Plovdiv. Ndërsa konsorciumi Zona Ekonomike e Trakisë – Lidhja PIMK propozuan të investojnë 65.5 milionë euro dhe të paguajnë çdo vit një taksë prej 120,000 leva bullgare, plus 6 % të të ardhurave neto të krijuara nga funksionimi i aeroportit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of