Bullgaria nuk është vetëm një vend që njihet për shërbimet që ofron jashtë vendit në industrinë e lojërave të fatit njësoj si 10 vite më parë, por ajo gjithashtu po krijon produkte të reja edhe brenda vendit të saj.
Mbi 1000 persona, kryesisht të rinj, janë punësuar tashmë në këtë industri dhe shumë kompani me famë botërore kanë hapur zyrat e tyre në Bullgari.
Ky vend po përpiqet ta tejkalojë Rumaninë, e cila është lider në Ballkan në industrinë e lojërave elektronike argëtuese. Mbi 2/3 e biznesit të lojërave bullgare argëtuese është përqendruar në Sofje. Në Europë, industria e lojërave përbën mesatarisht 5% të ekonomisë së qyteteve të mëdha, por në kryeqytetin bullgar ajo arrin deri në 8%.
Nga viti 2008 deri në vitin 2015, rritja e degës në Sofje është 123 %. Vetëm në Europë, xhiroja e industrisë së lojërave është rreth 20 miliardë euro në vit, me një qarkullim global prej 90 miliardë eurosh.