Në vitin 2018, nga pothuajse 15 milionë shkencëtarë dhe inxhinierë në BE, 59% ishin burra dhe 41% gra, tregojnë të dhënat e Eurostatit.
Burrat ishin të mbipërfaqësuar në prodhim (79% e shkencëtarëve dhe inxhinierëve në prodhim ishin meshkuj), ndërsa raporti gjinor në sektorin e shërbimeve ishte më i baraspeshuar (54% meshkuj dhe 46% femra).
Sidoqoftë, në katër shtete anëtare të BE-së, shumica e shkencëtarëve dhe inxhinierëve ishin gra: Lituania (57% femra), Bullgaria dhe Letonia (të dyja 52%) dhe Danimarka (51%).
Më pak se një e treta e shkencëtarëve dhe inxhinierëve ishin gra në Finlandë (29%), Hungari (30%), Luksemburg (31%) dhe Gjermani (33%).
Të dhënat u botuan me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, e festuar në 11 shkurt.