Në Bullgari, të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar gjatë 4 muajve të parë të vitit arritën në rreth 590 milionë euro. Kjo është një rritje rreth 4.2% më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, iu drejtua ministrja e Turizmit, Nikolina Angelkova, pjesëmarrësve në Forumin Ekonomik të Plovdivit. 12% e PBB-së së vendit përbëhet nga industria e turizmit, shtoi ajo.
Ministrja Angelova tha përpara gazetarëve se të gjitha ndryshimet e kërkuara mbi Ligjin për zhurmën janë miratuar. Kjo gjë shkaktonte pakënaqësi të madhe, ndaj ai ligj u miratua dhe duhet të respektohet nga të gjithë, tha më tej ministrja.
Nikolina Angelova kujtoi se Ministria e Turizmit ka mbështetur gjithmonë propozimet e industrisë së turizmit për të pasur një status të veçantë për rezortet kombëtare dhe kjo është e sanksionuar në ndryshimet në Aktin e Turizmit.