Banka Bullgare për Zhvillim (BDB) në pronësi të shtetit, po blen rreth 28.3 milionë aksione të reja në Bankën e Parë të Investimeve (Fibank), që përfaqëson rreth 19% të interesit, me një vlerë mbi 141 milionë leva* (72,1 milionë euro), tha qeveria bullgare të premten.
Në funksion të gjendjes së tij të qëndrueshme financiare, mjaftueshmërisë së kapitalit të lartë dhe pozicionit të ngurtë të likuiditetit, BDB është në gjendje të financojë blerjen pa përdorur të ardhurat e injektimit të kapitalit të fundit prej 700 milionë leva që mori, tha qeveria në një deklaratë.
Sipas qeverisë, investitorët të panjohur kanë marrë pjesë për të blerë aksione nga emisioni i ri i Fibank, i cili tregon se çmimi i tij është konkurrues.
Fibank po ofron 40 milionë aksione me një çmim prej 5 levash, duke përfaqësuar një premium prej 92% mbi çmimin përfundimitar prej 2.6 leva në Bursën Bullgare në kohën e ankandit të të drejtave të abonimit. Aksionarët ekzistues të Fibank nuk kishën rënë dakrod për një aksion të vetëm deri në ankandin e të drejtave të mbajtura në 10 qershor.
Aksionet e Fibank-ut u tregtuan të premten 6.72% më të larta me 2.86 leva.
Vitin e kaluar, Banka Qendrore Europian gjeti një mungesë kapitali prej 262.9 milionë euro në Fibank, gjatë stres testit të kryer në gjashtë bankat bullgare në atë kohë.
Në Dhjetor 2019, Fibank vendosi një emetim të obligacioneve 30 milionë euro që mbante një vlerë vjetore prej 8%, dhe nënshkroi marrëveshjen për shitjen e portofoleve të kredisë me probleme (NPL) prej rreth 538 milionë leva në vlerën e tij.
Rikapitalizimi i Fibank ishte pengesa e fundit që Bullgaria duhej të kalonte për të hyrë në ERM II, për t’u bashkuar me euron, dhe për t’u bërë pjesë e Unionit Bankar, sipas qeverisë.
Fibank operon në tregun shqiptar prej vitit 1999, me Degën e saj në Tiranë, ndërsa në vitin 2006, themeloi filialin “Banka e Parë e Investimeve, Albania Sha./Seenews
*leva, monedha bullgare