Më shumë se 8,000 kompani që kanë aplikuar për mbështetje shtetërore, do të fillojnë të marrin një total prej 58 milionë eurosh nën Programin Operacional Inovacioni dhe Konkurrenca, tha ministri i Ekonomisë i Bullgarisë, Lachezar Borisov për BNR.
Nga ana tjetër, shteti ka ndihmuar tashmë 250,000 punonjës për të mbajtur vendet e punës sipas skemës së mbështetjes së pagave të nivelit 60/40. 14.5 milionë euro janë paguar për punonjësit në industritë e restoranteve, turizmit dhe transportit.
Në muajt e ardhshëm, gati 185 milionë euro do të ofrohen për bizneset në formën e ndihmës shtetërore, shtoi ministri Borisov. Në vitin 2020, PBB-ja e këtij vendi u ul me 4%, vijoi Lachezar Borissov. “Në vitin 2021, rritja ekonomike mund të kompensojë 80% të humbjeve të shkaktuara gjatë krizës”, tha ai.