Bullgaria do të kërkojë një kredi prej 500 milionë euro për të ruajtur punësimin. Paratë pritet të mblidhen këtë vit.
Aplikimi sipas instrumentit SURE është duke u studiuar, kryesisht për të financuar skemën e përkrahjes së pagave 60/40.
Buxheti i përgjithshëm i instrumentit SURE është në shumën 100 miliardë euro dhe anëtarët e BE-së mund të marrin fonde sipas këtij instrumenti, për të zbatuar masat kombëtare që synojnë ruajtjen e punësimit.
Kushtet e kredisë pritet të jenë jashtëzakonisht të favorshme.
Është e pamundur të parashikohet nëse Bullgaria duhet të emetojë bono qeveritare në tregun ndërkombëtar të kapitalit për shkak të paparashikueshmërisë së pandemisë Covid-19 dhe pasojave ekonomike, vëren Ministria bullgare e Financave.