Agjencia Kombëtare e Infrastrukturës Hekurudhore në Bullgari (NRIC) tha të mërkurën se nënshkroi një marrëveshje 255 milionë euro (498.8 milionë leva) për modernizimin e aksit hekurudhor Elin Pelin-Vakarel në Bullgarinë Perëndimore, me dy kompani të huaja.
Marrëveshja, e cila do të përmirësojë 20 kilometra të aksit, u nënshkrua me dy kompani turke Duygu Muhendislik Insaat dhe Cengiz, – tha NRIC në një deklaratë.
Ajo parashikon edhe ndërtimin e një stacioni të ri treni në qytetin e Elin Pelin. Punimet për projektin duhet të përfundojnë brenda 6 viteve.
Marrëveshja është pjesë e një projekti më të gjerë për modernizimin e linjës hekurudhore që lidh kryeqytetin e Bullgarisë, Sofja, me qytetin e dytë më të madh të vendit, Plovdiv.
Burimi: See News