Bullgaria i plotëson të gjitha kriteret për miratimin e euros si valutë ligjore në vend, sipas një raporti të Zyrës së Auditimit mbi menaxhimin e borxhit publik në periudhën 2013-2014. Sipas kritereve të Mastrihtit për miratimin e euros vendet duhet të disponojnë një normë të qëndrueshme këmbimi, deficitin buxhetor nën 3%, borxhin publik nën 60% të PBB-së dhe të kenë inflacion të ulët dhe interesa më afatgjatë të borxhit krahasuar me Eurozonën.
Një analizë e BIA-s publikuar pak ditë më parë deklaroi se raportet e fundit e konvergjencës së Bankës Qendrore Evropiane (që nga vera e vitit 2014) kanë treguar se Bullgaria plotëson kriteret e Maastricht për adoptimin e euros – inflacioni ishte -0.8% në vlerën e referencës prej 1.7%, norma afatgjatë e interesit shënon 3.5% me referencë 6.2%, deficiti buxhetor ishte 1.5% në referencë 3% dhe borxhi publik nën 60% të PBB-së, vetëm 18.9% raporton Am Cham Bulgaria.