Bullgaria pesëfishon borxhin në vitin 2020, në raport me planin, nga Covid-19

17/04/2020 11:29 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Bullgaria mund të emetojë deri në 10 miliardë lev (5.52 miliardë dollarë) këtë vit, pothuajse pesë herë më shumë sesa ishte planifikuar fillimisht, për të lehtësuar ndikimin ekonomik të pandemisë së koronavirusit dhe për të financuar një hendek fiskal të ardhshëm, sipas një vendimi të Parlamentit.

Ligjvënësit vendosën të rishikonin buxhetin e shtetit për vitin 2020 që përcakton një objektiv të ri të deficitit fiskal prej 3% të PBB-së dhe parashikohet që ekonomia të kontraktohet me 3% këtë vit për shkak të krizës së koronavirusit.

Vendi ballkanik ka mbyllur shkollat, restorantet dhe baret dhe ka kufizuar udhëtimet midis qyteteve për të frenuar përhapjen e sëmundjes. Mbi 40,000 njerëz në këtë vend me 7 milionë banorë, kanë humbur punën e tyre pasi bizneset kanë kufizuar ose ndaluar veprimtaritë. Deri më tani janë shënuar 549 raste të prekur nga koronavirusi, përfshirë 22 vdekje.

“Jemi në fillimin e një krize të paparashikueshme ekonomike”, deklaroi ministri i Financave Vladislav Goranov përpara Parlamentit. “Duke rritur kufirin e borxhit të shtetit, do të kërkoj vendimet më optimale për të financuar buxhetin dhe shpresojmë se nuk do të kemi nevojë për të arritur këtë kufi”, tha ai.

Bullgaria, një nga vendet anëtare më të varfra të Bashkimit Europian por me më pak borxhe, mund të ndikojë në tregjet globale deri në vlerën 4.8 miliardë euro (5.18 miliardë dollarë) këtë vit, thanë ligjvënësit.
Mund të ndikojë edhe në tregun lokal, ku tashmë ka shitur bono thesari me vlerë 1 miliard lev që nga muaji janar. Ministria e Financave planifikon të shesë në ankand bono 10.6-vjeçare të hënën e ardhshme dhe të grumbullojë një shtesë prej 200 milionësh.

Bullgaria ka stabilizuar monedhën e saj Lev ndaj Euros sipas një marrëveshje të bordit të valutave që nuk e lejon Bankën Qendrore të vendosë norma interesi dhe mjeti kryesor që ndikon në ekonomi mbetet politika fiskale.
Goranov ka thënë se rritja e borxhit është mënyra e vetme për të siguruar likuiditet për një vend me një sistem bordi valutor. Ai ka hedhur poshtë përkohësisht planet paraprake të partisë së tij qeverisëse GERB, për një mundësi kredie nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Bullgaria ka përgatitur një paketë ndihme që përfshin garanci për kreditë e portofolit për kompanitë dhe hua pa interes për bizneset e vogla dhe punëtorët me leje pa pagesë, si dhe mbulimin e 60% të pagave të punëtorëve në kompanitë e dëmtuara nga kriza e koronavirusit. Pritet që bankat të hartojnë një plan për të shtyrë pagesat për kreditë bankare.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of